Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vdekjen e një 17-vjeçareje në plazhin e Velipojës.
Raportohet se i arrestuari është Indrit Bajraktari nga Postriba, i cili kishte dalë së bashku me vajzën në det me skaf.
Gjate deklaratës së tij, i riu bën me dije se vajza ka rrëshqitur nga skafi dhe është mbytur. Mirëpo, nga ekspertiza, theksohet se në trupin e vajzës janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i të miturës u gjet nga peshkatarët në det e vdekur 700- 800 metra larg bregut të detit në vendin e quajtur “Vilun”.

