Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryesuesit të radhës së OSBE-së, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergi Lavrov. Mësohet se biseda telefonike mes Ramës dhe Lavrov ka zgjatur 30 minuta dhe në fokus ka qenë zgjidhja e krizës në Bjellorusi.
Shefit të qeverisë shqiptare i është komuinikuar se Putin i ka kërkuar Lukashenkos që të pranojë rolin e OSBE në zgjidhjen e kësaj situate.
Këshilli Evropian dhe Presidenti i saj Charles Michel ka pranuar propozimin e kryeministrit Rama në cilësinë e kreut të OSBE për të zhvilluar një takim me presidentin bjellorus Lukashenko dhe lideren e opozitës SvetlanaTikhanovkaya.
Kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale njoftoi se ishte vënë në lëvizje për krijimin e kanaleve të bisedimeve për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi.
Rama sqaron se po ndërmjetësohet, ndërsa shprehet se “Unë jam krenar për faktin se megjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë i OSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE për Minskun.”
“Disa shqipe të politikës së madhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskam humbur një shans Shqipërisë! Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve.
Dhe si gjithnjë, ndërkohë që BE-ja si e tërë e disa shtete kryesore të saj e kanë mbështetur nismën e Shqipërisë dhe po punojnë ngushtësisht me ne, prej ditësh për ta marrë mundësuar misionin atje, shqipet në fjalë hedhin glasa mbi Shqipërinë nga lartësia e padijenisë së tyre!
Unë jam krenar për faktin se me gjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë i OSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE për Minskun.
Nuk i kemi bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të niveleve të larta në BE e jo vetëm, sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por dua t’i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se Shqipëria po bën vërtetë më të mirën, bashkë me Suedinë”, shkruan Rama.

