Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka marrë peng një dyqan në Korçë. Raportohet se ai e ka mbajtur dyqanin për 30 minuta, ku pretendonte se pronari i kishte një sasi parash që nuk ia kishte shlyer ende.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
- K. F., 40 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ky shtetas ka mbajtur peng në dyqanin e tij shtetasin K. K., 52 vjeç, duke i hequr lirinë për rreth 30 minuta, me pretendimin se ky i fundit i kishte borxh autorit K. F., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

