TË FUNDIT

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit

Një situatë e vështirë është krijuar këtë fundjavë në rrugës që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Mëngjesin e kësaj të diele janë krijuar radhë kilometrike automjetesh në rrugën e Kombit. Shkaku i trafikut mësohet se është bërë ura e Kukësit mbi Drinin e Zi për shkak të hapësirës së ngushtë të saj.

Fluksi më i madh i automjeteve është krijuar në aksin rrugor Morin-Kukës, ku shumica e tyre janë pushues nga Kosova, të cilët po vijnë në bregdetin shqiptar për të kaluar disa ditë pushimesh.

Përmendim se një problematikë e tillë u shënua disa ditë më parë në pikën doganore të Kakavijës ku radha e automjeteve kishte arritur 25km.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat