TË FUNDIT

“E lidhën në banjo dhe e qëlluan me thikë”, fqinji tregon se si u grabit dhe u masakrua i moshuari në Vlorë

Seri Petanaj është i moshuari që u gjet i vdekur në banesën e tij, i cili u grabit dhe më pas u masakrua me thikë.

Për këtë ngjarje të rëndë, kanë reaguar edhe fqinjët e 91-vjeçarit, të cilëve iu duket mjaft e pabesueshme.

“Unë sot e dëgjova. Ishte burrë i mirë, i nderuar, me djem të mirë. Kur mora vesh sot u habita. Mirë që e grabitën, por pse e vranë? E kishin, lidhur, mbyllur në banjo e kishin qëlluar me thikë.”- tha një fqinj i viktimës.

Pas vrojtimit të trupit nga mjeku ligjor mësohet se i moshuari është masakruar me thikë. Disa goditje në trup dhe një në fyt janë shkaktare të humbjes së jetës së 91-vjeçarit vlonjat. Pista kryesore ku po heton policia për zbardhjen e ngjarjes është ajo e grabitjes së banesës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat