Dy punonjës janë infektuar me koronavirus në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat. Raportohet se të prekurit janë një oficer policie dhe një punonjës ndërlidhjeje. Punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat kanë kryer tamponin menjëherë pas konfirmimit pozitiv dy javë më parë të Drejtorit të Policisë Berat, Neritan Nallbati.
Pozitivë me Covid-19 kane rezultuar edhe farmacistja e Spitalit Rajonal Berat si dhe një mjek.

