TË FUNDIT

“800 testime në ditë janë pak”, mjeku flet për situatën: Zgjidhja nuk është…

Mjeku Arjan Mezini ka folur në lidhje me situatën nga koronavirusi  për News24, ku ka thënë se Shqipëria po teston çdo ditë e më pak.

Më tej, mjeku thekson se është numri i testeve, por prapë është i pakët.

“Ne e kemi përsëritur, testojmë pak, kjo bën që infeksioni të dalë jashtë kontrollit. Kolegët epidemiolog do kishin një pamje më të qartë po të kemi 2500 apo 3 mijë testime. Është rritur numri i testeve, por prapë është i pakët. 800 testime që bëhen në ditë janë pak, mendoj që 200 apo 300 vijnë nga spitalet kur njerëzit shkojnë në gjendje të rënduar. Rritja e testimit identifikon më shumë njerëz dhe ndjek kontaktet e tyre, ky është parandalimi. Zgjidhja nuk është spitali”,- tha ai.

Mjeku foli edhe për fluksin në spitale dhe tha se situata ishte më e rënduar në fillim të marsit.

“Kur u hapëm në fillim ngarkesa ishte e madhe. 1 mjek me 15 pacientë, tani jemi 1 me 8. Burimet njerëzore që t’i kesh nuk është aq kollaj. Duhet shtuar edhe raporti i infermiereve, se bëhet fjalë për pacientë të shtruar rëndë”,- tha ai.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat