TË FUNDIT

Hapja e shkollave, MSH ka një apel të fortë për nxënësit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë një thirrje të fortë ditën e sotme, duke dhënë kështu edhe disa udhëzime për nxënësit me rastin e hapjes së shkollave.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, MSH bën me dije se të gjithë nxënësit duhet të ruajnë distancës prej 1.5 metër si dhe të ndjekin disa masa të tjera.

Postimi:

“Për të parandaluar përhapjen e Covid 19 është shumë e rëndësishme që në klasa të ruhet distanca prej 1,5 metër”

Nxënës, ruani distancimin fizik 1.5 metra kur:

-Hyni e dilni nga shkolla;

-Lëvizni në korridore;

-Brenda në klasë;

-Ambiente të tjera në shkollë (laboratorë, palestra).

Sipas MASR mësimi në të gjitha shkollat e vendit do të nisë në datë 14 shtator sipas një protokolli strikt.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat