TË FUNDIT

15 të arrestuar dhe ‘fluturim’ gjobash, si i fundosi policia drejtuesit e automjeteve

Policia Rrugore e qarkut Fier ka vënë në pranga 15 drejtues automjetesh pasi akuzohen se kanë shkelur rregullat e qarkullimit.

Gjatë muajit gusht janë proceduar administrativisht gjithsej 3279 drejtues mjetesh.

Konkretisht janë vendosur:

  • 145 masa administrative për pasagjerë jashtë vendeve të caktuara, për shkelje të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020;
  • 1177 masa për parakalime të gabuara;
  •  566 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
  • 194 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
  • 1197 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë janë dërguar në OASH 221 drejtues mjetesh, 23 prej tyre për përdorim të pijeve alkoolike.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat