Prezantuesja Luana Vjollca ka bërë me dije se do jetë pjesë e një projekti ndërkombëtar shumë shpejt.
Edhe pse ajo është përpjekur që ta fshehë, tanimë është zbuluar brendi me të cilin ajo do të bashkëpunojë.
Mediat kanë zbuluar se Luana po përgatit një set fotografik për firmën e famshme ndërkombëtare “Guess”, pasi është zgjedhur si imazhi i saj.
Epo, do t’i kënaqen sytë të gjithëve kur të shohin bukuroshen shqiptare, e cila nga dita në ditë po na befason me sukseset e saj.


