Këngëtarja Ariana Grande, ka arritur 200 milionë ndjekës në këtë rrjet social, duke u bërë femra e parë me këtë rekord dhe e dyta pas Cristiano Ronaldos.
27-vjeçarja ka lënë pas Kylie Jenner me 193 milionë ndjekës dhe këngëtaren Selena Gomez, e cila ka 190 milionë.
Rikujtojmë se në fillim të këtij viti, futbollisti i famshëm ka thyer një tjetër rekord, duke u bërë personi i parë që ka arritur plot 200 milionë ndjekës në llogarinë e tij.

