Ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tashmë ka marrë një tjetër post. Bëhet me dije se grupi parlamentar i PS ka marrë një vendim gjatë mbledhjes së sotme ku vendosën që Beqaj të jetë drejtuesi i ri politik i Shkodrës.
Ky qark mbeti pa drejtues politik pasi Valdrin Pjetri, ish- kandidati për kryebashkiak Shkodër i cili u lirua edhe nga detyra e drejtuesit politik.
Beqaj më parë ka qenë drejtues politik edhe në qarqe të tjera si në Kukës.

