Kryeministri Rama teksa ka folur para deputetëve të PS, nuk është kursyer edhe të thumbojë opozitën. Ai ka theksuar se “kundërshtarët e tij janë humbës kronikë”. Sipas Ramës, ata janë një fatkeqësi, jo thjesht për veten por edhe për Partia Socialiste.
Kujtojmë që Rama tha sot se PS dëshiron të marrë një mandat të tretë si dhe pyeti deputetët e tij nëse është apo jo kryeministri më i mirë i Shqipërisë.
Rama tha:
Kur jam pajtuar me hapjen e listave kam pasur bindjen se sistemi nuk na e mundëson prodhimin e energjisë së jashtëzakonshme për ta çuar Shqipërinë më tej. Sot duhet të pyesim të gjithë familjen politike. Duhet shumë punë, brenda familjes nga e gjithë familja. Kemi një sistem digjital dhe e kam fjalën për vlerësim online. Ne do të punojmë, dhe vlerësimi do të jetë dinamik, ashtu si performance e çdonjërit nga ne. Ne jemi një parti e hapur dhe nuk i kemi marrë dy mandate deri më tani, thjesht me votat e anëtarësisë, por me dhjetëfishin e saj. Kush na zgjedh në fund, ka të drejtën të shprehë nëse do që të jetë pjesë e listës. Për këtë ne garantojmë seriozitet. Dhe për këtë gjë mund të përdorim platformën digjitale. S’ka më mirë se sa të kemi një spektër për skuadrën që do të sigurojë një mandate të tretë. Unë nuk do të them asnjë fjalë për kundërshtarët e dukshëm. Sa më shumë të shohim tek ata aq më pak japim nga vetja. Ata janë humbës kronikë, që më mirë se çdo gjë tjetër dinë të gjejnë rrugën e humbjes. Në këtë sens, ata janë një fatkeqësi, jo thjesht për veten por edhe për ne. sepse nuk na stimulojnë të përmirësohemi, më shumë, më shpejt dhe nuk stimulojnë as opinion publik.

