TË FUNDIT

Në kërkim për abuzim seksual, kapet në kufi 46-vjeçari që tentoi të arratisej drejt Greqisë

Ka dashur të arratiset drejt Greqisë pasi i fshihej mundësisë së dënimit nga Gjykata për abuzim seksual me persona të pambrojtur.

Besnik Kreci 46 vjeç nga Tepelena është kapur në kufi para pak minutash teksa tentonte të largohej drejt Greqisë në mënyre ilegale.

Ka qenë gatishmëria e Policisë Kufitare të Çarshovës që ka bërë të mundur kapjen e 46-vjeçarit në brendësi të territorit kufitar.

Mësohet se Kreci është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Gjirokastrës pasi ka konsumuar veprën penale të marrëdhënieve seksuale me persona të pa mbrojtur.

Menjëherë 46-vjeçari Krëci është dërguar në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës. /abcnews.al/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat