Melsi Ajazaj është 34-vjeçari nga Vlora, i cili ra dje nga shtylla teksa po rregullonte linjën e internetit. Bëhet me dije se ai është transferuar për në kryeqytet dhe mësohet se ai ndodhet në gjendje kome.
I riu ka marrë dëme të shumta në kokë si pasojë e rrëzimit.
Në Tiranë, ai do të marrë trajtim të specializuar mjekësor. I riu Melsi Ajazaj punonte për një kompani interneti. Ai shkoi një ditë më parë në fshatin Fitore për të rregulluar linjën e internetit, por ra nga shtylla.

