Modelja e njohur Xhesika Kadiu e cila u përfol për një lidhje me Robert Berishën pas ndarjes së këtij të fundit nga këngëtarja Nora Istrefi, është pyetur në Instagram se nëse është beqare, dhe ajo është shprehur se është vetëm dhe se as nuk ka kohë për një person tjetër në jetën e saj pasi kërkon shumë kohë.
Ndërsa e pyetur se çfarë i pëlqen më shumë si tipar tek një mashkull Xhesika ka habitur me përgjigjen plot mllef.
“Më pëlqen kur meshkujt vishen si plehra, i shkon shumë”, duke i përgjithësuar të gjithë meshkujt si plehra (këtu përfshihet dhe Roberti, ish partneri i saj).


