Është zbardhur telefonata e fundit e Hasan Mirës, i cili u hodh mbrëmë nga kati i 4-t i Shefqet Ndroqit dhe ndërroi jetë në vend. Ai ka biseduar me fqinjin e tij, ku i thotë se është më mirë dhe më pas i tregon se ç’ndodh brenda në spital.
Biseda e zbardhur nga Balkanweb:
Fqinji: Si je?
Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ja hodha ia hodha…
Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?
Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…
Fqinji: Shyqyr që je mirë!
Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas.

