Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Vlora në lidhje më çështjen e detit. Ai ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë, dhe nëse do kishte, më parë do të kalonte te Presidenti Ilir Meta.
Sipas Ramës, deklarata e kryeministrit grek për shtrirje me 12 milje s’ka të bëjë me Shqipërinë
“Jam i bindur që Presidenti e di shumë mirë që ja fut kot, se po të kishte marrëveshje do kalonte nga ai. S’mund të ketë marrëveshje pa miratimin e Presidentit. E përsëris për ata që duan të dëgjojnë, jo për ata që bëjnë politikë me kap ca të kapësh, që s’ka asnjë marrëveshje Negociatat u ndërprenë pa një përfundim që kur në Greqi u ndryshua qeveria. Me qeverinë e re s’kemi asnjë nisje negociatash.
Deklarata e kryeministrit grek për shtrirje me 12 milje s’ka të bëjë me Shqipërinë. Një shtrirje e tillë nuk është e mundur me Shqipërinë. Kjo deklaratë është kthyer në mundësi të atyre që peshkojnë ç’të munden, është kthyer në qesharake. Si të bëhet një marrëveshje kur s’ka firma, vula, ajo shkon nga qeveria te presidenti, ai ka thënë do e çoj në Kushtetuese”, është shprehur Rama.

