Situata mjaft të tensionuara janë paraqitur pak çaste më parë në Ballsh, teksa naftëtarët protestojnë. Ata kanë dashur të hyjnë me forcë në uzinë, por policia nuk i ka lejuar.
Për këtë arsye, ka nisur përplasja fizike mes palëve.
Situata u acarua akoma edhe më shumë kur kanë mbërritur përfaqësues të kompanisë, që bëjnë përzgjedhje selektive mes stafit për të firmosur kontratat individuale të punës.
Mes turmës dëgjohen thirrjet: “Duam paret tona” si dhe “Mos i prek punëtorët”.

