TË FUNDIT

“Mësuesit duhet të bëjnë durim”, Rama tregon ‘hallin’ që do të ketë me Zahon

Kryeministri Rama ka folur nga Vlora sot në lidhje me rifillimin e shkollës, duke e cilësuar këtë si një sfidë mjaft të madhe. Më tej, ai tha se mësuesit duhet të tregohen mjaft të duruar me fëmijët.

Sipas tij, kjo punë nuk bëhet me britma por me shpjegime. Së fundmi, Rama tregon edhe një ‘sfidë’ që ai do të ketë me djalin e tij të vogël, Zahon.

Bashkëbisedimi:

Dritan Leli: Godina ka sistem ngrohje dhe ftohje, hapësirë sportive. Ky është një investim 50% nga bashkia e Vlorës, dhe 50% nga Ministria e Arsimit. Kjo është ndër shkollat më të mira sa i takon standardit në Vlorë.

Rama: Shkolla është super, fantastike. Ishte në gjendje të tmerrshme eh?!

Leli: Po. Ka qenë ekzistuese.

Rama: Ky vit shkollor ka sfida. Na është dashur që të marrim këtë vendim të vështirë. Sa e kemi ndjekur, të gjithë shtetet po e marrin. Është vendim i vështirë, pasi edhe pse thuhet dhe faktet thonë se fëmijët janë më pak të rrezikuar. Kjo nuk është e vërtetë për të gjithë fëmijët. Fëmijët mund të jenë më pak të rrezikuar, por janë transmetues. Midis te dyjave, ne kemi bere këtë zgjedhje. Rolin e posaçëm e keni ju në dorë, që të jeni strikt e të duruar. S’bëhet kjo me rreshtore e britma, duhet dhe me shpjegim. Hajde shpjegoja Zahos se pse nuk duhet të takohet me shokun. Se pse duhet t’i rrish shokut larg, e pse duhet të lash duart vazhdimisht. Është shumë e vështirë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat