Liderët e politikës shqiptare kanë reaguar në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Meta, Rama, Basha dhe Berisha e kanë përshëndetur këtë firmosje të marrëveshjes si dhe kanë përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti
Ilir Meta:
E përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të negociuar nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Trump!
Një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë!
Edi Rama:
ASNJË TRADHËTI BURRA!
Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër!
Keqardhje që u humb kaq kohë për t’u dakordësuar me Shengenin Rajonal,si një projekt ambicioz me interes kombëtar zhvillimi përmes rritjes së bashkëpunimit, e si një shtysë më shumë për integrimin europian të shteteve tona. Po më mirë vonë se kurrë, edhe falë Amerikës mike.
Njohja e Kosovës nga Izraeli është fruti fantastik i kësaj marrëveshjeje me potencial të madh zhvillimor, po edhe shembull për të gjithë që lufta për paqen përfundimtare me Serbinë nuk bëhet as me shpata virtuale kundër Beogradit, as me damkosje digjitale tradhëtarësh imagjinarë!
Lulzim Basha:
Personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike përshëndes marrëveshjen e arritur mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Një falenderim të veçantë për Presidentin Trump dhe SHBA, për vëmendjen dhe përkushtimin ndaj Kosovës dhe Ballkanit. Shpreh shpresën dhe besimin se kjo marrëveshje do të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke i kontribuar kështu paqes, stabilitetit dhe integrimit Euro-Atlantik të rajonit.
Sali Berisha:
Nje dite historike per Kosoven dhe kombin shqiptar! Miq, sot pasdite u firmos ne Ëashington ne Shtepine e Bardhe nga Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Kryeministri i Kosoves, Avdullah Hoti marreveshja per normalizimin e marredhenieve ekonomike te Kosoves me Serbine.
Kjo marreveshje eshte nje arritje historike per Kosoven dhe kombin shqiptar dhe nje sukses i padiskutueshem i diplomacise se SHBA dhe personalisht e presidentit Donald Trump dhe perfaqesuesve te tij. Marreveshja do shenoje nje kthese te madhe ne marredheniet dhe bashkepunimin ekonomik midis Kosoves dhe Serbise por edhe ne bashkepunimin dhe stabilitetin rajonal.
Me kete rast le te urojme ne perzemersisht qeverine dhe popullin e Kosoves dhe te shprehim mirenjohjen tone me te thelle SHBA dhe presidentit Donald Trump per rolin e tyre percakues ne arritjen e kesaj marreveshje historike.

