Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Tiranë, ku një 14-vjeçar u gjet i mbytur në Liqenin e Farkës.
Policia njofton se rreth orë 06:35, tek Liqeni i Farkës, është gjetur pa shenja jete shtetasi i mitur me iniciale A.R., 14 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur në liqen.
Bëhet me dije se i mitur i përket komunitetit rom dhe kishte dy ditë që ishte zhdukur. Familja dhe policia zbuluan ngjarjen e rëndë një ditë më parë, ndërkohë që polumbarët arritën të gjejnë trupin e tij vetëm ditën e sotme.
I mitur kishte dalë me një shokun e tij i cili nuk tregoi për ngjarjen, por pas denoncimit të prindërve për humbjen e 14-vjeçarit, shoku i tij ka rrëfyer se çfarë kishte ndodhur.

