TË FUNDIT

I dha urdhër djalit që të vriste Eglantina Bucin, babë e bir shihen para Gjykatës, merret vendimi

Faik dhe Shkëlzen Buci, të cilët akuzohen për vrasjen e Eglantina Bucit, janë paraqitur sot para gjykatës. Ata shihen mjaft të qetë dhe kanë bashkëbiseduar gjatë gjithë kohës me efektivët.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për ta.

Kujtojmë që Eglantina Buci, 23 vjeç asokohe, është vrarë në 2012 në Malin me Gropa nga vëllai i saj, me urdhër të babait.

Ata nuk ia falën kurrë Eglantina Bucit faktin që kishte krijuar një lidhje intime me fqinjin dhe ishte larguar të jetonte me të.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat