Kohët e fundit aktori i njohur i hollivudit Brad Pitt po përflitet për një lidhje dashurie me modelen gjermane Nicole Poturalski.
Nicole dhe Brad, 56 vjeç, shijuan një udhëtim romantik në Chateau Miraval, ku fituesi i Oskarit prodhon një shampanjë rozë me çmim 390 dollarë.
Por vizita thuhet se ka zemëruar ish-gruan e tij pasi ishte e njëjta vilë ku të dy u martuan në 2014. Për t’i bërë gjërat edhe më keq se ç’janë, Brad dhe Nicole shkuan atje pak ditë pas atij që do të kishte qenë përvjetori i tij i gjashtë i martesës me aktoren.
Modelja 27-vjeçare ndau një foto ku shfaqej e buzëqeshur dhe me linjat e saj perfekte që të gjithë ia kanë zili. Nicole kishte veshur një shall Fendi, dhe një pale të brendshme me prehër të lartë.
Ajo e publikoi foton nga natyra në Instagram pas lajmit të The Sunday Mirror se Angelina Jolie është zemëruar që Brad e kishte çuar të dashurën në vendin ku ishin martuar gjashtë vjet më parë në Francë.
“Angie është zemëruar dhe plotësisht e habitur që Brad është ulur kaq poshtë”, tha një burim për The Mirror.
Ajo e sheh atë si një njeri të pafytyrë që sillet nëpër Evropë kaq publikisht me këtë vajzë, në vend që ta mbajë jetën romantike private dhe dinjitoze.
https://www.instagram.com/p/CEzP_i9qUzk/?utm_source=ig_embed

