Aktorja turke Alina Boz, ka ndarë një lajm të papritur me ndjekësit e saj në rrjete sociale.
Pas testit të kryer, ajo ka rezultuar pozitive me virusin Covid-19.
Alina është izoluar në shtëpinë e saj dhe po tregon kujdes maksimal si për veten, ashtu edhe për të mos infektuar të tjerët rreth saj.
Në postimin e saj në InstaStory, aktorja ka falenderuar edhe të gjithë personat që janë merakosur për të.
![]()
Aktorja njihet ndryshe nga publiku shqiptar si Hazall tek “Fate te Kryqezuara”.

