TË FUNDIT

Vetëvrasjet te “Shefqet Ndroqi”/ Pse pacientët i japin fund jetës? E shpjegon psikologia

Psikologia Arjana Muça ka folur mëngjesin e sotëm për Abc News në lidhje me vetëvrasjet që kanë ndodhur te ‘Shefqet Ndroqi”.

Sipas psikologes Muça, pacientët me Covid-19 janë lehtësisht të ekspozuar nga stresi dhe depresioni për shkak të vetë sëmundjes së panjohur dhe frikës që këta pacientë ndjejnë

“Një nga faktorët në atë që mendohet se kryen vetëflijim është stresi. Stresi e çon individin në sjellje të paimagjinueshme në shumë situata. Mënyra se si përballesh me sëmundjen, dhe pasiguria për jetën bën që reagimi është detyrimisht i ndryshëm, tek individë të ndryshëm. Individë të ndryshëm e përjetojnë në mënyra të ndryshme stresin. Duke ditur rrezikshmërinë që Covid-19 ka, institucionet shëndetësore do të duhej të kishin bërë një punë të madhe në lidhje me informimin  publikut, pra nëse nuk është psikiatri apo psikologu në këto pavione, puna e tyre duhej të ishte informimi i publikut.

Çdo të thotë kjo? Të informosh mbi çfarë paraqet sëmundja në vetvete, duke filluar nga medikamentet që përdoren, çfarë efekti kanë ato, dëmet apo efektet anësore që mund të japin, sepse tek individë të ndryshëm japin efekte të ndryshme. Fakti që dikush sëmuret me një sëmundje të panjohur është ngarkesë emocionale, dhe një pozitë të vështirë për mënyrën se si do të duhet të përballohet. Nuk janë vetëm mjekët, dhe nuk duhet të vendosim gishtin vetëm tek ata, sepse janë shumë elementë që bashkohen dhe japin efektet e tyre tek një individ”, sqaroi Muça.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat