Një infermiere e pavionit të pediatrisë në spitalin e Kavajës ka rezultuar pozitive me Covid-19. Menjëherë ky lajm shkaktoi ankth dhe panik te punonjësit e tjerë.
Ata i janë nënshtruar tamponit dhe kanë rezultuar negativë.
Lajmi i mirë ka gëzuar stafin e spitalit të Kavajës dhe drejtuesit e institucioneve shëndetësore lokale. Pas Infektimit të një infermiere të pavionit të maternitetit dje, personeli dhe pacientët e këtij pavioni ishin në ankth për përmasat që mund të kishte shkaktuar ky rast në ambientet e tyre.

