Shefi i Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi ka folur në lidhje me situatën nga koronavirusi në vendin tonë.
Ai shprehet se “kjo histori” nuk ka mbaruar sepse nuk ka ulje të të infektuarve.
Më tej, ai është shprehur se fundi i pandemisë nuk është afër ndaj dhe të gjithë duhet të përgatitemi dhe mësohemi me Covid-19.
“…unë them jemi në një situatë të stabilizuar nuk kemi një rritje të rasteve, mirëpo as nuk kemi një ulje së të infektuarëve që të themi historia e koronavirusit mbaroi. Është një histori që do vazhdojë, ka mbi 6 muaj po bëhen rreth 8 muaj që ka filluar kjo histori. Fundi nuk është akoma i afërt, nuk duket akoma fundi është një histori që do vazhdojë dhe ne duhet të përgatitemi, të mësohemi dhe të jetojmë me Covid-19”, u shpreh ai në RTV Ora.

