Një sherr ka ndodhur mes disa të rinjve në qytetin e Beratit, konkretisht në një lokal. Bëhet me dije se e gjithë ngjarja ndodhi mbrëmë teksa djemtë kishin qenë duke pirë alkool.
Në fillim ata janë kapur me fjalë e më pas ka plasur sherri.
Në goditje e sipër, një nga djemtë e ka tërhequr zvarrë 19-vjeçarin, duke e kapur nga varësja që mbante në qafë, duke i shkaktuar atij prerje të shumta në fyt.
Ndërkohë, u prangos minoreni R.H., 17-vjeç, autori i plagosjes së 19-vjeçarit S.D. Mësohet se sherri mes dy grupeve të të rinjve filloi për një femër, që ishte ngacmuar nga njëri nga djemtë.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
R. H.,17 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi në vendin e quajtur “Pedonalja”, Berat, gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta, ka dëmtuar me varësen që mbante në qafë, shtetasin S. D., 17 vjeç, banues në lagjen ”Barrikadë”, Berat, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”

