Një punonjës në bibliotekën publike të qytetit të Fierit ka rezultuar pozitivë me Covid-19. Bëhet me dije se ka pasur simptoma me herët dhe pas tamponit, u vërtetua që ishte infektuar.
Mësohet se u është marre tamponi të gjithë rasteve të tjerë të dyshuar dhe pritet përgjigjja nga ana e institucioneve shëndetësore, ndërsa tashmë janë vetëkarantinuar.
Gjithashtu nga ana e epidemiologëve në Fier janë duke u hetuar rastet e kontaktit me persona të tjerë, ndërsa është duke u monitoruar gjendja e tyre shëndetësore në banesa dhe spitalet COVID në Tiranë.

