Në Greqi janë të bindur. Nga Shqipëria janë importuar më shumë raste se nga ccdo vend tjetër me koronavirus.
Greqia e ka bërë bilancin dhe në rezultatet e nxjerra tregon se shumica e rasteve me Covid të importuara në Greqi janë nga pesë vende dhe e para renditet Shqipëria.
Sipas të dhënave, gjatë periudhës 1 korrik – 6 shtator, numri më i madh i infeksioneve pozitive të koronavirusit u gjet te udhëtarët që hynin në Greqi nga Shqipëria (132), Bullgaria (102), Rumania (89), Serbia (80) dhe Franca (54).

