TË FUNDIT

Ledion Liço emërohet drejtor i përgjithshëm në “Top Media”

Së fundmi burime nga revista Who tregojnë se prezantuesi i njohur i cili i ka munguar për një kohë të gjatë ekranit Ledion Liço do të rikthehet por në postin e drejtorit të përgjithshëm të kanaleve muzikore Radio Tv të Top Media, ku futet edhe Top Albania Radio.

Kujtojmë se në qershor u përfol se Ben Blushi nuk do jetë më në krye të “Top Channel” dhe pikërisht në vendin e tij do të vijë Ledion Liço.

Në qershor u përfol se Ben Blushi nuk do jetë më në krye të “Top Channel” dhe pikërisht në vendin e tij do të vijë Ledion Liço.

Nuk dihet nëse rikthimi në “Top Channel” sjell edhe rikthimin e tij në ekran, por na duhet të presim për të parë se çfarë do të ndodhë, por dimë të themi se ekranit i mungon.

Kohët e fundit Ledionin nuk e kemi parë aktiv në botën e ekranit, por gjatë kësaj kohe ai ka qenë duke punuar për hapjen e një televizioni të ri nga zero, i quajtur “Melody TV”.

Gjithashtu ai është producenti ekzekutiv i “Digitalb”. Ndërsa, Ben Blushi që në janar të vitit 2018 është Drejtori i Përgjithshëm i “Top Channel”.

 

Burimi: Revista “Who”

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat