TË FUNDIT

BE akordim prej 180 mln eurosh për Shqipërinë, vjen mesazhi i Soreca-s: Ja për çfarë të përdoren

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka publikuar një postim në rrjete sociale në lidhje me akordimin e BE me vlerë 180 milionë euro për Shqipërinë, në kuadër të luftës ndaj Covid-19.

Përmes një postimi ambasadori i BE-së, Luigi Soreca thotë se këto fonde do të përdoren për forcimin e financave publike duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin.

“Qeveria shqiptare ka aprovuar ndihmën financiare prej 180 milionë Euro të siguruara nga BE si pjesë e mbështetjes në luftën kundër COVID-19. Këto fonde do të kontribuojnë në forcimin e financave publike duke rritur mbrojtjen sociale dhe luftuar korrupsionin”, shkruan Soreca.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat