TË FUNDIT

Sherre dhe dhunë brenda familjeve. Burri rreh të bijën dhe gruan, një tjetër godet djalin

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për dhunë brenda familjes.

Kështu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 60 vjeç, sepse në rrugën “Muhamed Deliu”, në banesë, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, të cilave iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 49 vjeç, pasi në rrugën “Ramush Haradinaj”, në banesë, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, për të shmangur shoqërimin e tij.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat