TË FUNDIT

“Pas 4 ditësh u shtua një kollë e fortë”, gruaja mposht Covid-19: Kam qarë…

Nënë Mariana është një tjetër paciente e cila ka mposhtur tashmë Covid-19.

Në një video të publikuar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ajo tregon përballjen me koronavirusin.

“Temperatura pas 3-4 ditësh filloi të rritej dhe u shtua një kollë e fortë. U detyrova të bëja skanerin e dytë. Kur bëra skanerin e dytë mjeku pa që isha përkeqësuar.  Menjëherë morën 127 dhe më shtruan në spital. Në spital më bënë të gjitha procedurat e COVID-19. Kisha një kujdes maksimal”, tregon ajo.

Më tej, ajo ka falënderime edhe për mjekët

“Kam qarë”,- tregon ajo, ndërsa shton: “Nuk kam fjalë për ti falënderuar mjekët sepse më erdhi jeta për herë të dytë”.

Sakaq ministrja Manastirliu bashkangjitur videos, shkruan: “Kjo është nënë Mariana që kthehet në shtëpi e shëruar dhe thotë këto fjalë zemre për mjekët dhe infermierët që i shërbyen në spitalin infektiv. Prej 6 muajsh heronjtë e heshtur vijojnë përballjen me virusin e rrezikshëm, ditë-natë, për të shpëtuar jetë!”

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/2414270548877658/?t=0&v=2414270548877658

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat