Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e Bradasheshit në Elbasan. Teksa ishte duke zbritur nga mjeti i tij për të pirë kafen e mëngjesit, e në pritje të pasagjerëve pasi punonte si taksist, Bujar Çela ka humbur jetësn si pasojë e një atentati.
Çela u ekzekutua menjëherë sapo u ul në një prej lokaleve që qëndrojnë të hapur gjatë gjithë kohës anës rrugës, në momentin kur tre persona të maskuar si policë kanë qëlluar pa mëshirë në drejtim të tij.
Duke u favorizuar nga fakti që zona në ato momente nuk ka pasur qarkullim të madh mjetesh dhe qytetarësh, autorët kanë pasur mundësi që të largohen të pashqetësuar nga vendi i ngjarjes dhe të djegin mjetin e tyre poshtë një ure në fshatin Murras. Mjeti i djegur është një Renault me targa AA876DC, ndërsa siç shihet dhe në videon e mëposhtme, autorët janë kujdesur që të mos mbetet më asnjë gjurmë prej tij.

