Serish kanë shpërthyer të tjera raste sot në Elbasan me Covid-19. Raportohet se së fundmi janë infektuar 9 persona, dy prej të cilëve janë një mësues dhe një farmacist.
Ndërkohë rastet e tjera janë të gjithë raste të kontakteve me të infektuarit e mëparshëm.
Një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv me Covid, 144 raste të reja dhe 3 humbje duke e çuar në 11816 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve 343 kanë humbur jetën.

