TË FUNDIT

“Vrasësi nuk e vret dot kurrë urdhërdhënësin”. Braçe reagon pas deklaratës së Bashës për Berishën

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar sot lidhur me deklaratën e bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha i cili tha se ish kryeministri Berisha do të kandidojë si deputet në zonën që do të dëshirojë ai.

“Ja kaq ishte; vrasësi nuk e vret dot kurrë urdhërdhënësin! Përkundrazi, urdhërdhënësi mund të qërroje edhe vrasësin! Por deri atëherë, janë të detyruar të jenë bashkë, kudo, ku të dojë AY! Tani a e mbani mend atë komisionin që ishte risia e madhe e demokratike me profesorë famozë që do bënte pastrim? Vate! Ai ishte për të fshehur kunatin, për ta bere më demokratik procesin kunatit! Tani profesorat kanë një detyrë: Ti gjejnë zonën SALY BERISHES! Kaq! A ju japim një dorë? Unë them të kandidojë në Tropojë! E ka pastruar tani duke vrarë e varrosur dhjetëra kundërshtarë!

Por mendoj edhe Gërdecin. Aty mund të jetë edhe garanti më i afërt për biznesin e boronicave në pritje të rikthehet për t’u marrë me bombat metalike që kanë mbetur! Po edhe në Sarande mund të jetë! Aty e duan të gjithë, imagjinoni, i vetmi pas Skënderbeut, ky shtoi territorin shqiptar në Sarande! Por jam i bindur se Saly Berisha do ishte fiks si deputet në Bulevard! Ay është unik aty, është i vetmi që nga fashizmi që ka pushkatuar kundërshtarë aty! Si mendoni ju?”, shkruan Braçe.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat