Kryeminsitri Edi Rama ka vendosur që Komisioneri i Lirisë së Medias në OSBE të kryesohet nga Ditmir Bushati.
Kështu bën me dije Top Channel.
Bushati është një nga kritikët e qeverisë për Paketën Anti-Shpifje, duke e kundërshtuar në parlament këtë ligj dhe kërkoi që kjo paketë të shkonte në Komisionin e Venecias.
Kjo lëvizje e Ramës duket si një mënyrë për të bërë paqe me ish-ministrin, ndërsa ende nuk ka një reagim nga Bushati për këtë propozim.

