Presidenti Ilir Meta ka publikuar një grafik me vendet që kanë aplikuar më së tepërmi për azil në periudhën 2010-2019. Bëhet me dije se Shqipëria ndodhet në vendin e katërt.
Meta shprehet se hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.
Postimi i plotë:
Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve!
Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!
Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.
Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.
Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!

