TË FUNDIT

E rëndë/ Aksidenti i merr jetën 10-vjeçarit në Itali, në gjendje të rëndë babai

Një aksident tragjik ka ndodhur në Petritoli, në Fermano, Itali. Mësohet se një djalë shqiptar vetëm 10 vjeç ka humbur jetën tragjikisht në aksidentin automobilistik, në makinën që e ngiste babai i tij.

Burri, një 40-vjeçar shqiptar, me banim në Itali për shumë vite, po ngiste një makinë, kur humbi kontrollin e makinës e cila përfundoi duke u përplasur në një mur dhe më pas u përmbys.

Nga përplasja e dhunshme, fëmija doli nga makina duke ndërruar jetë, ndërsa babai ishte i bllokuar mes ‘airbag’-ve të makinës.

Zjarrfikësit e Fermo dhe personeli mjekësor kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit për aksidentin.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat