Viti i ri universitar 2020-2021 do të fillojë më datë 2 nëntor. Ky është vendimi i parë që ministrja e re e arsimit, Evis Kushi ka firmosur ditën e sotme (29 shtator).
Aktualisht është faza e dytë e përzgjedhjes së universiteteve nga ana e maturantëve.
Shkak për nisjen e sezonit të ri akademik në nëntor ishte zëvendësimi i orareve që janë humbur si pasojë e pandemisë.
Tetori është muaji që studentët i nënshtrohen provimeve.
Ky do të jetë një vit sfidues për të gjithë studentët për shkak të kushteve të krijuara si pasojë e COVID-19.
Ata do të ulen në auditorë duke respektuar masat e distancimit social si dhe ato të higjienës.

