Prej pesë ditësh naftëtarët e Ballshit janë në grevë urie. Një prej tyre në një prononcim për mediat, u shpreh se punëtorët tashmë janë shumë të lodhur dhe po shfaqin simptoma të rënda.
“Punëtorët janë shumë të lodhur. Kanë filluar të kenë marrje mendsh dhe rritje tensioni. Ata kanë edhe probleme me shëndetin për shkak të punës që bëjnë. Ne jemi shumë të vendosur për arsye që ju i dini. Institucioni i parë shtetëror që duhej të shqetësohej për ne ishte ministria e Shëndetësisë.
Ata u kujtuan shumë vonë pasi dolëm në media. Erdhën ditën e katër dhe ne i refuzuam. Kushtet nuk janë të favorshme por ne jemi të vendosur që deri në plotësimin e kërkesave tona ne nuk dalim që këtej”, shprehet ai.

