TË FUNDIT

“Bëjnë sikur hapin listat”, Rudina Hajdari nuk kursehet: PS po tradhton shqiptarët

Deputetja Rudina Hajdari, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” ka folur në lidhje me çështjen e listave të hapura.

Më tej, ajo është kapur me Ramën, ku thotë se ka manovër pasi “bëjnë sikur hapin listat”. Sipas saj, listat e mbyllura, sjellin memecë në parlament.

“Bëjnë sikur hapin listat, është një manovër. Ata edhe në moment të fundit një mekanizëm, që të hedhin hi në sytë e shqiptarëve. Shqiptarët kërkojnë lista të hapura 100 përqind. Rama kërkon të zgjedhë deputetët e preferuar. Listat e mbyllura sjellin memecë në parlament. E gjitha tregon se këta janë të njëjtit, nuk e ndryshojnë lëkurën e ujkut që kanë. Kam treguar konsistencë në qëndrimet e mia. Ky vend përfaqësohet nga deputetë që nuk kanë folur njëherë, që nuk kanë shkuar njëherë në zonën e vet elektorale. PS po tradhton shqiptarët, për atë që ka thënë vetë. PS po degradon qytetarët shqiptarët, andaj duhet demaskuar totalisht kjo skemë”, tha Hajdari.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat