Policia e Elbasanit ka arrestuar 2 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, pas një sherri të ndodhur mbrëmë në një lokal në bulevardin kryesor të qytetit.
Sipas policisë, mbrëmë në një lokal në bulevard ka ndodhur një sherr, ku janë dëmtuar edhe tavolina e banaku.
Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasit Xh.T., A.M., dhe L.Q., nën efektin e pjeve alkoolike, për motive të dobëta janë konfliktuar me personelin e shërbimit të këtij lokali si dhe kanë dëmtuar tavolinat dhe banakun e lokalit, ku për pasojë është dëmtuar lehtë gjatë thyerjes së sendeve dhe orendive njëri prej klientëve që nisi konfliktin , shtetasi A.M.
Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:
Xh.T., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale ” Shkatërim i pronës private”, dhe “Prishja e qetësisë publike “.
A.M., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Shkatërrim i pronës private” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
U shpallën në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve: J.Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, dhe L.Q., 43 vjeç, banues në Elbasan., të cilët në momentin që kanë parë shërbimet e Policisë kanë mundur të largohen.

