TË FUNDIT

Veprime të turpshme ndaj të miturës, si e “fundosi” fqinja 51-vjeçarin nga Durrësi

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kryer disa veprime të turpshme ndaj një vajzë të vogël. Ngjarja ka ndodhur në Durrës dhe kallëzimin e ka bërë fqinja e A.M.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. M., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 05.10.2020, fqinja e tij ka kallëzuar se ai ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së saj të mitur 8 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vepra të turpshme”, “Kundërshtim i punonjësit të Policisë” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat