Një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi u aksidentua me motor në qytetin e Sarandës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë fshatit Livadhja, Bashkia Finiq.
Kristo Kotika 70-vjeç u përplas me një bordurë teksa ngiste motorrin. Ai është transportuar drejt spitalit të Sarandës me plagë të shumta në kokë dhe trup.
Ndonëse ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

