Dy mjekë të Qendrave Shëndetësore të fshatrave Velabisht e Cukalat kanë dalë pozitiv me koronavirus. Raportohet se ata kanë rezultuar asimptomatikë.
E infektuar me koronavirus ka rezultuar edhe nje edukatore në kopshtin “10 Korriku” në qendër të qytetit.
Edukatorja kishte disa ditë e karantinuar, në pritje të përgjigjes së tamponit të bërë dhe pas konfirmimit të saj “pozitive”, Drejtoria e Higjenës në Berat ka dezinfektuar kopshtin dhe ka mbyllur edhe grupin e fëmijëve ku punonte edukatorja.

