Naftëtarët e Ballshit vijojnë ende të jenë në grevë urie.
Sot, përfaqësuesi i tyre Sokol Dautaj ka mbyllur me zinxhir derën e godinës ku ata janë ngujuar dhe nuk lejojnë as shërbim shëndetësor dhe as mediat.
“Do të mbyllim dyert e mjediseve ku bëhet greva. Nuk ka asnjë reagim. Jemi të rënduar. Këtu nuk ka shoë. Nga ky komente, nuk do të pranojmë më as shërbim shëndetësor. As media. Do të fikim telefonat. Edhe ujin do ta ndërpresim. Do të kyçim dyer. Vetëm me barrela do dalim që këtu”, ka thënë Dautaj.

