TË FUNDIT

E rëndë situata në Ballsh, naftëtarët thirrje të qartë Ramës

Situata është bërë e rëndë në ditën e 11-të të grevës së urisë të naftëtarëve në Ballsh.  Ata kanë mbyllur me kyç derën e jashtme të ambienteve ku po mbahet greva e urisë, duke përshkallëzuar protestën.

Gazetari i Euroneës Albania, Renaldo Salianji ka ndjekur nga afër shqetësimin e naftëtarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje të shpejtë të problemit nga kryeministri Edi Rama.

“Jemi një grup naftëtarësh që mbështesim grevën tonë të urisë. Kërkesat tona janë dy, lekët e prapambetura dhe rifillimi i punës. Janë rreth 26 paga, 13 janë me proces gjyqësor të apelueshëm. Kërkojmë ndërhyrjen e kryeministrit, sepse ai është personi që ka tagrin e duhur për të vënë rafinerinë në punë dhe zgjidhjen e pagave të prapambetura. Kemi folur ndërmjet telefonit. Gjendja e tyre është e përkeqësuar. I bëjmë thirrje kryeministrit që t’i japë zgjidhje sa më të shpejtë. Boll më me oligarkët që ka sjellë, oligarkë të falimentuar ende pa nisur”, tha njëri prej naftëtarëve, i cili ndodhet jashtë ambientit ku janë ngujuar kolegët e tij.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat